Edhe sot po vazhdojnë protestat në komunat e veriut, protesta këto që ishin lajmëruar të fillojnë që nga ora 7:00 e mëngjesit.
Mirëpo, deri më tani, përkundër paralajmërimit, nuk ka pasur fluks të madh të protestesëve serb, përgjatë komunës së Zveqanit.
Vlen të theksojmë se për dallim nga ditët e tjera, sot ka pasur më shumë protestues të gjinisë femërore, ndërkaq pak më parë, kanë arritur një grup edukatoresh të kopshtit për fëmijë.
Ato thanë se duan që protesta të jetë paqësore dhe që u janë bashkuar kësaj proteste në mënyrë paqësore në përkrahje të serbëve.
Ndër të tjera, situata vazhdon të jete e qetë në Zveqan dhe nuk ka fluks të madh të protestuesëve serb.
