Osmani: Nuk e kam ndërmend ta takojë Vuçiqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, ka thënë se është aty për të kërkuar përkrahjen e aleatëve të Kosovës në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri.

Osmani ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin tonë.

“Ne si rajon, në veçanti si Kosovë jemi përballë sfidave të tilla sepse Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin tonë duke tentuar ta destabilizojë Kosovën, por edhe shtetet tjera të rajonit. Jam këtu sot për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë që ti luftojmë këto tendenca destabilizuese, që të luftojmë së bashku për sundim të ligjit dhe të parandalohet ndikimi edhe i propagandës, por edhe i këtyre tendencave. Vuçiqi është i interesuar që përmes bandave kriminale të destabilizojë vendin tonë. Nuk duhet assesi të lejojmë një gjë të tillë, prandaj koordinimi me aleatët tanë të cilët kanë qëndruar pranë nesh përgjatë kohëve më të vështira por edhe përgjatë sukseseve, është kyçe në mënyrë që edhe të shtensionohet situata, por edhe të shtyjmë përpara ide, propozime të cilat kontribuojnë për paqe e stabilitet”, ka thënë Osmani para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *