Drejt.info pas ankesave të qytetarëve për mungesën e linjës së trafikut Urban në pjesën e Kolovicës, ka marrë përgjigje nga drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, i cili në një përgjigje me shkrim tha se në janar të vitit 2024 priten të fillojnë linja të reja të trafikut Urban.
“Po mendojmë që nga janari 2024 të fillojmë me linjat e reja dhe ri-organizimin e linjave”, tha ai.
Musliu theksoi se tani linja në Kolovicë i takon sektorit privat, shkruan Drejt.info.
“Ajo linjë i takon sektorit privat, sipas linjave të cilat i kemi trasheguar. Tani jemi duke punuar në ri-organizim të linjave dhe gjithashtu jemi duke punuar në kontratën e re me sektorin privat. Andaj ky problem do të zgjidhet me reformën e re në transportin publik”, tha Musliu për Drejt.info.
