Vërshohet Janjeva, një familje lë shtëpinë shumë tjera të rrezikuara

Të Premtën Janjeva u vërshua nga të reshurat e mëdha të shiut. Një familje më e rrezikuar tashmë ka dalë nga shtëpia e tyre, ndërsa familje të tjera që jetojnë skaj lumit ndihen të rrezikuar, shkruan Drejt.info.

Banorët kanë shprehur hallet e tyre duke u ankuar se shumica prej tyre janë detyruar të intervenojnë vetë, derisa kanë shtuar se kjo që ka ndodhur ishte edhe si pasojë e mospastrimit të këtij lumi dhe se kur janë ndërtuar disa ura, punimet nuk janë kryer si duhet.

Andaj edhe kërkesa e tyre nga Komuna e Lipjanit është që të ndërmarrë veprime për të vlerësuar dëmet, si dhe masa për të parandaluar vërshimet përmes rregullimit të shtratit të lumit dhe sanimin e dëmeve nga ndërtimi i urave./Drejt.info/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *