Në mbledhjen e Këshillit të Evropës sot mbahet një minutë heshtje për viktimat nga lufta në Ukrainë

Në Këshillin e Evropës sot është mbajtur një minutë heshtje për viktimat nga lufta që është duke u zhvilluar në Ukrainë.

Kujtojmë se në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *