Studimet kanë treguar se të qëndruarit pranë detit jo vetëm që na bën të ndihemi të relaksuar, por edhe të ndryshojmë kiminë e trupit tonë.
Më poshtë ju tregojmë për përfitimet nëse kaloni një ditë në plazh kështu që ju mund të vendosni një destinacion bregdetar si zgjedhjen tuaj të parë në listën e vendeve që doni të vizitoni këtë verë.
Deti ka qenë një “ilaç” për dhjetëra breza.
Qeniet njerëzore kanë qenë në gjendje të kuptojnë efektet e shëndetshme të detit për dekada të tëra, vite më parë. Në shekullin e 18, mjekët si Ëilliam Buchan nxisnin njerëzit që të lundronin në det, pasi mendohej se kjo kishte përfitime mjekësore. Spitalet e posaçme në det u ngritën plotësisht për kryerjen e këtyre praktikave. Dhe sot mund të themi se ata ishin në rrugën e duhur, pasi u zbulua se efekti që deti ka në qeniet njerëzore është i madh.
Deti na ndihmon të mbushim me oksigjen trupin tonë dhe të lehtësojmë mendjen.
