Pesë këshilla për një rutinë të këndshme mëngjesi

Pavarësisht nëse jeni një person që ju pëlqejnë mëngjeset apo jo, zgjimi dhe fillimi i rutinës suaj ditore është diçka e vështirë. Por, në vend që ta konsideroni mëngjesin si diçka jo të pëlqyeshme, pse mos ta ktheni atë në një ritual të shëndetit të mirë, efektet e së cilit do të zgjasin gjithë ditën.

Pini një gotë ujë kur të zgjoheni

Konsumimi i një gotë uji është një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni, por ndoshta është ajo gjë që ka më shumë efekte pozitive. Sigurisht shumë tundohen që të pijnë një kafe sapo të zgjohen në mëngjes, por para se ta bëni këtë është e rëndësishme të pini një gotë ujë. Trupi juaj ka qenë pa ujë për 8 orë dhe ka nevojë të rihidratohet.

Zgjoni muskujt tuaj

Nuk është e nevojshme të bëni një orë palestër apo vrap në park. Provoni disa ushtrime të lehta (edhe vetëm për 5 ose 10 minuta), në mënyrë që të zgjoni muskujt tuaj, të aktivizoni trupin dhe stimuloni qarkullimin e gjakut.

Një dozë mendimi pozitiv

Merrni disa minuta çdo mëngjes për të lexuar disa faqe të një libri që ju bën të ndiheni mirë, bëni një meditim të shkurtër apo jepini vetes disa këshilla optimiste. Ka mundësi të pafundme, çelësi është të bëni diçka të vogël që ju bën të ndiheni të lumtur dhe pozitiv.