Më herët, Lapid u tha mediave izraelite se është i gatshëm të formojë një qeveri emergjente me Netanyahun.
“Pak më parë, u takova me kryeministrin Netanyahu. I thashë se në këtë situatë emergjente jam i gatshëm të formoj një qeveri emergjente, të ngushtë, profesionale me të. Netanyahu e di se me kabinetin aktual ekstrem dhe jofunksional të sigurisë, ai nuk mund të menaxhojë një luftë” deklaroi Yair Lapid.
Transmetuesi publik Kan thotë se Lapid dhe Gantz po takohen tani për të diskutuar kushtet për hyrjen e tyre në qeveri.
