Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.06.2023-15.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, përcjell Drejt.info.
Gjatë kësaj periudhe kanë shqiptuar 1236 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Sipas një komunikate të lëshua rpër media bëhet e ditur se në kuadër të këtij plani janë ndërmarr edhe aktivitete tjera.
“Hetim i nëntë (9) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, Konfiskuar gjashtëmbëdhjetë (16) patentë shofer”, thuhet në njoftim.
Në vazhdim të njoftimit thuhet po ashtu se njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./ DREJT.INFO
