Një grua nga fshati Stajkovcë të Prizrenit, deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, në shtëpinë e saj, mbrëmë pas mesnate.
Për pasojë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkaq,lidhur me rastin është njoftuar Policia nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.
