Një muaj paraburgim është caktuar për Gj.Gj, i cili dyshohet se vrau dy vëllezërit H.I dhe B.I, të dielën mbrëmjen e së dielës në fshatin Madanaj.
Vendimi u mor nga ana e Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtjes pa autorizim të armës”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, në seancën dëgjimore të mbajtur në ambientet e spitalit ku i pandehuri gjendet për trajtim mjekësor, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të rënda”, thuhet në vendim.
Sot në fshatin Madanaj, do të varrosen dy vëllezërit që u vranë të dielën.
Dyshohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje për pronë.
