Pashkët ortodokse, Begaj: Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës

Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq, kjo është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.

Festimet e pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Kjo festë shoqërohet me bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Këtë festë e ka uruar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi.

“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, shkruan Begaj.

Presidenti shqiptarë thotë se kjo festë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re.

“Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, shkruan tutje Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *