Përmbytjet në Pejë, policia konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit, FSK po e kërkon nënën e tij të zhdukur

Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme”, njё fёmijё ka humbur jetёn, ndёrsa nёna e tij ёshtё e zhdukur.

Policia thotë se rreth orёs 23:10 ёshtё njoftuar nga spitali rajonal nё Pejё pёr pranimin e njё fёmije 5 vjeçar pa shenja jete, kёtё e kanё konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa nёna e fёmijёs ёshtё e zhdukur.

Policia thotë se ka kёrkuar asistim edhe nga njësia pёr kërkim shpёtim e FSK-sё tё dalin nё vendin e ngjarjes pёr kërkimin e personit tё zhdukur.

Gjithashtu edhe nё lagjen “Fidanishte” nё Pejё dy persona kanё pёsuar lëndime trupore, të cilët janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё