Përplaset Bulliqi e Veliu, akuzojnë njëri-tjetrin si mashtrues e analfabetë

Një përplasje virtuale ka ndodhur mes kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

I pari që nisi kritikat ndaj kryetarit Bulliqi ishte deputeti Veliu, i cili ka komentuar paraqitjen e tij në një përballje televizive, e që sipas tij, Bulliqi që dy vite qeverisje nuk ka bërë asgjë tjetër përveç mashtrime.

“Kur në një përballje televizive dalin një ish përfitues i LDK-së dhe një mohues i LDK-së, aty veç debat të argumentuar nuk mund të ketë, ndërsa kryetari mashtrues po i thoshte të vetëmashtruarit “hajde flasim për projekte se në politikë të kam mundur”, opozitari çile gur gojën. Nuk i bënte goja t’ia numëronte mëkatet kryetarit manipulator, për dy vite mashtrim të qytetarëve”, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar se “opozitari inferior, që e mori timonin e LDK në Llap si dhuratë, nuk e tha asnjë fjalë të vetme për punët e projektet e mëdha të bëra për qytetarët e Llapit gjatë qeverisjes së LDK-së për dy dekada”.

“Asnjë kundërshtim ndaj krekosjeve të kryetarit mashtrues, i cili po lavdërohej me projektet e trashëguara nga qeverisja e LDK-së.

Asnjë fjalë e argumentim konkret për abuzimet e vazhdueshme të kryetarit arrogant me qeverisjen dhe buxhetin e Komunës”, tha ai

Veliu ka thënë se Llapi nuk meriton një kryetar komune që arrogancën e ka si mjet komunikimi.

“Dhe tash me të drejtë pyesin qytetarët, aktivistët, anëtarët e simpatizantët e LDK-së çfarë deshi dhe cili ishte qëllimi i paraqitjes në një debat televiziv i kryetarit të kontrabanduar të LDK-së në Podujevë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *