Fillon rrënimi i një objekti në Prishtinë, nuk kishte leje për ndërtim

Ka filluar ekzekutimi i rrënimit të një objekti në Prishtinë, i cili kishte filluar punimet pa marrë leje për ndërtim në atë zonë, thuhet në postimin e Inspekcionit të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës thotë se pala kishte filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga “organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13,00m x 18,00”.

“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore.  Pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç’rast kemi qenë të detyruar të ndërmarrim sot aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje. Objekti gjendet në lagjen Tophane, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *