Përzgjidhen shefat e ri në Gjinekologji

Ish drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, është njëri nga shefat e përzgjedhur në konkursin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Ai kishte kandituar në tre reparte, ndërkaq është përzgjedhur shef i repartit të pranimit dhe ambulancave specialistike nga komisioni i cili është udhëhequr nga drejtori i klinikës, Zef Ndrejaj.

Ndërkaq, në repartet e tjera, në atë të Patologjisë së Barrës, shef është përzgjedhur gjinekologu, Naser Rafuna.

Shpresa Musolli- Krasniqi, është shefja e re e Sallave të Lindjes, e reparti i Lehonave me Sekcio do të drejtohet nga Sahadete Shala.

Gjinekologu, Afrim Veliu, përsëri në repartin e Paranatal dhe Sabedin Fejzullahu është përzgjedhur në Onkologji.

Reparti i operativës, në të cilën kryhen operacionet e rënda, udhëheqet nga gjinekologia Nexhmije Spahija.

Në këtë klinikë janë publikuar dhe rezultatet e konkursit për kryeinfermiere, në krye me Sabrije Obertinca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *