Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, do të performojë në skenën e Eurovision-it natën e sotme, ku do të interpretojë këngën e lansuar së fundmi, “Praising You”.
Ajo është e ftuar speciale së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Janë publikuar dhe foto nga provat gjenerale të performances, në të cilën Rita shihet e veshur me të zezë. Në skenë ajo do të shoqërohet edhe me disa valltarë.
Ora, para 13-të viteve, kishte refuzuar që të përfaqësojë Britaninë e madhe në Eurovision. Pas audicionit për ta përfaqësuar kombin, ajo u përzgjodh pëgaren evropiane të këngës, por pak kohë para se ajo të triumfonte, vendosi të largohej nga gara.
Ajo më pas është shprehur se këtë e ka bërë për shkak se mendonte se nuk ishte mundësia e duhur për të.
“E bëra sepse mendova se ishte një mundësi për të kënduar, por më pas ndjeva brenda vetes se nuk ishte mundësia e duhur për mua”, ishte shprehur Ora.
Kujtojmë se: Përveç Rita Orës, në skenën e Eurovisionit, do të performojë edhe Rebecca Ferguson dhe këngëtarja ukrainase, Alyosha.
