Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, apo siç njihet si vendi tek “Kafet e Vogla”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
