Komuna e Podujevës, që nga sot ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor.
Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetin e tij social-Facebook, tha se Projekti i parkingut nëntokësorë, parashihet të ketë rreth 10mijë m2, gjithashtu është e inkuadruar edhe hapësira ku janë të destinuara rreth 1000mijë m2, për afarizëm.
Ky parking planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, ku realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.
