Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të 23 vjetorit të rënies së Ekrem Rexhës, ndryshe i ashtuquajturi komandant Drini, ka përkujtuar atë përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, Facebook.
Ai shkruan se komandant Drini ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gjersa shton se vdekja e tij, ishte një dhembje e madhe për të gjithë.
“Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Clirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha- Komandant Drini. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Ekrem Rexha, u vra po me këtë datë, (8 maj), të vitit 1961, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Ai ishte një ndër komandantët më të rrallë, i cili kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe stabilitetin, të cilat i shërbyen më pas për përpilime dhe plane lufte.
