Presidenti i Turqisë, Erdogan voton së bashku me bashkëshorten e tij

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij Emine, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po zhvillohen të dielën në këtë vend.

Erdogan e ka hedhur votën e tij në një qendër votimi në Uskudar, lagje në anën aziatike të metropolit më të madh të Turqisë, Stambollit, raportoi “Al Jazeera”.

Kujtojmë se: votuesit turq do të zgjedhin të dielën midis presidentit Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.

Ndërkaq,  më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar sot gjatë zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *