Shqipëria, e treta në rradhitje si vendi më i mirë turistik

Shqipëria është destinacioni i tretë për nga rradhitja, si vendi turistik më i mirë për vendin, e kjo pas Katarit dhe Arabisë Saudite.
Kjo bëhet e ditur përmes  një raporti të agjencisë së OKB-së.
Turizmi në vendin tonë ka përjetuar një rritje të konsiderueshme vitet e fundit, çka është përcjellë edhe në revista e gazeta prestigjioze ndërkombëtare, duke tërhequr festivale muzikore dhe duke bërë që të vërshojnë komente të shkëlqyera nga influencuesit e Instagram dhe YouTube.
Disa vende kanë raportuar rritje të jashtëzakonshme të mbërritjeve për 2023-shin krahasuar me vitin 2019: Katari, 98% më shumë, Arabia Saudite 64%, dhe Shqipëria 54%. Raporti i agjencisë së OKB-së konfirmon një trend të vënë re prej kohësh tashmë: Interesi i turistëve të huaj për Shqipërinë, është rritur ndjeshëm. Shifrat flasin qartë: sektori i turizmit po forcohet dita-ditës edhe jashtë sezonit veror.

Të dhënat e Instat-it treguan se në muajin janar pati një shtim të vizitorëve me pothuajse 100% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit. Me rritje dyshifrore ishte edhe numri i turistëve të brendshëm, nga gati 260 mijë janarin e vitit të kaluar në 456 mijë janarin e këtij viti. Në 2022-shin, rreth 7.5 milion vetë e vizituan Shqipërinë, një rritje kjo prej 32% krahasuar me një vit përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *