Sulmohet me thikë 36-të vjeçari, Policia arreston të dyshuarin

Një 36-të vjeçar është sulmuar me thikë, nga një 21 vjeçar gjatë ditës së djeshme, kshtu duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Rushit Strovci” në Vushtri, ku për motive akoma të panjohura 21 vjeçari e kishte therrur me thikë. I njejti është arrestuar, ndërkaq i lënduari është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ky rast është denoncuar në Polici, ndërsa një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes ku dhe janë kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policorë, për të dhënë intervistë.

Ndër të tjera, Prokurori i shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor pë 48 orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *