Banorët e lagjes Veternik, detyrohen të shkojnë në QMF të lagjeve të tjera, ky i tyre nuk është në funksion

Në pamje ngjason me objektin që brenda tij po kryhen shërbimet, mirëpo brenda nuk lëvizë asnjëri.

Bëhet fjalë për Qendrën e Mjekësisë Familjare, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Objekt ky, të cili punimet i filluan qysh nga korriku i vitit 2021, mirëpo u shtyenë për shkak të disa intervenimeve shtesë si dhe pas ndërrimit të udhëheqjes lokale, megjithëse urimi flitej të bëhej në mars të këtij viti.

E ata që po e pësojnë më së shumti, janë banorët e kësaj rrethine, të cilët detyrohen të shkojnë në QMF të lagjeve të tjera.

Drejtori i shndetsisë, Izet Sadiku tha se hapja e ktij objekti do të bëhet gjatë muajit qershor, ndërkaq për të njejtin janë shpenzuar 400 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *