Një 29 vjeçar i nacionalitetit serb, nga fshati Biti e Eprme, raportohet se është zhdukur, ndërkaq FSK-ja ka dalur në kërkim të tij.
Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet në komunën e Shtërpcës, për ta gjetur një 29-vjeçar, i nacionalitet serb, që u raportua i zhdukur.
FSK po ashtu ka bërë të ditur se është angazhuar në këtë proces me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
