Pronari i hotelit në Durrës denoncon në polici zhdukjen e dy sanitareve nga Nepali

Pronari i një biznesi në Durrës ka kallëzuar në polici zhdukjen pa gjurmë të dy vajzave nga Nepali, të cilat punonin si sanitare në hotelin e tij.

Në Stacionin e Policisë Plazh, shtetasi I.K., 68 vjeç, administrator i një biznesi hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, u ka thënë efektivëve se nepalezet ishin të akomoduara në po këtë biznes dhe kujdeseshin për higjienën e dhumave të objektit.

Ai i tha policisë se vajzat që janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, janë shtetaset, P.Sh., 35 vjeçe dhe E.D., 23 vjeçe.

Policia tha se ka referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *