Gjatë ditës së djeshme një qytetar nga Vitia, ka deklaruar se kishte gjetur një portofol me dokumente personale dhe para, shuma e të cilës thuhet të jetë 321 euro dhe një frang zvicerane, të cilin më pas e dorëzoi në duart e Policisë.
Nga Policia thonë se përmes rrugëve operative e kanë gjetur personin të cilit i takonte kuleta dhe të njejtit i janë kthyer ato.
Tutje PK-ja falendëron qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare, gjersa apelojnë edhe të tjerët të bëjnë veprime të tilla.
“Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatëshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane. Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të.Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, thuhet në njoftim.
