Policia malazeze ka bërë të ditur sot se është njoftuar për raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar.
Drejtoria e Policisë ka informuar në Twitter se lidhur me rastin po ndërmerren masa dhe veprime, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Raportet për mjete shpërthyese janë marrë me e-mail, shkruan gazeta malaziase “Pobjeda”.
