Shpat Kasapi dhe Ardian Bujupi ri-sjellin këngën “Valle kosovare”

Dy artistët e mirënjohur të estradës tonë, dy emra shumë të dashur për publikun, Shpat Kasapi dhe Ardian Bujupi vera e 2023-it i sjell së bashku në një duet.

Bëhet fjalë për një nga këngët/hitet më të dëgjuara dhe më të kërcyera jo vetëm në trojet shqiptare por dhe jashtë saj.

“Valle Kosovare” në një version dhe kompozicion të ri. Dy këngëtarët janë duke xhiruar klipin e tyre, që mesa duket motivet etnografike dhe kombëtare nuk do të mungojnë. Vendxhirimi i klipit është qyteti i gurtë i Gjirokastrës i cili ka qenë përzgjedhja e artistëve.

Kënga “Valle Kosovare” kënduar nga Shpat Kasapi por realizuar në dhjetor të 2005 nga Marjan Filipovski, ne gati dy dekada jo vetëm që ka qenë ka që i ka bërë të gjithë shqiptarët të kërcejnë në të katërta anët e botës, por ka qenë hiti i padiskutuar i Shpat Kasapit.