Reagon Dardan Molliqaj në lidhje me situatën në veri

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku tash e disa ditë është situatë e tensionuar në katër komunat të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka thënë se Kosova ka vetëm kryeministër, ndërsa krerët tjerë të shtetit i ka quajtur notere dhe amortizator.

“Kosova ka veç kryeministër. Nuk ka as presidente, as kryeparlamentar, as Kuvend e as opozitë parlamentare. E para është veç notere e kryeministrit. I dyti amortizator. Kuvendi, shumësi robotësh që si bëjnë zë liderit. Opozita parlamentare, kalkulantë e të frikësuar”, shkroi Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *