Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se studime të shumta po tregojnë që bordet e ndërmarrjeve në të cilat ka përbërje të grave kanë performancë të mirë.
Rizvanolli këto komente i bëri një diskutim, ku potencoi se gjatë qeverisjes së tyre kanë arritur përfaqësim rekord të grave në borde të ndërmarrjeve publike.
“Për të rritur përfaqësimin e grave në fushat STEM, e veçanërisht në pozita udhëheqëse, është e rëndësime që të thyejmë e luftojmë paragjykimet e stereotipet”, ka thënë Rizvanolli.
“Rritja e përfaqësimit të grave rritë edhe kualitetin e produktivitetin e kompanive dhe institucioneve”.
“Studime të shumta tregojnë që bordet e ndërmarrjeve në të cilat ka përbërje të grave kanë performancë më të mirë. Prandaj, gjatë qeverisjes tonë kemi arritur përfaqësim rekord të grave në borde të ndërmarrjeve publike”.
“Në strategjinë e energjisë e kemi paraparë për herë të parë rritjen e përqindjes së pjesëmarrjes së grave në sektor, kjo për t’u siguruar që:
- Rrisim shkathtësitë e grave dhe informatat e tyre për profesionet që lidhen me energjinë; dhe
- Të punojmë me bizneset e institucionet e energjisë në mënyrë që t’u ndihmojmë për të krijuar kushte më të favorshme të punës për gratë”.
D”iskutimet e konferencat si kjo janë shumë të rëndësishme për të mësuar çfarë mund të bëjmë më mirë e çfarë mund të bëjmë më shumë në mënyrë që të sigurohemi që gratë e vajzat gjithnjë e më shumë janë pjesë e fushave STEM dhe jo vetëm!”.
