Rizvanolli: Kriza energjetike është menaxhuar falë Krasniqit në krye

Ministrja e Energjisë, Artane Rizavanolli, ka folur rreth bastisjes dhe arrestimit të djeshëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, duke thënë se si ministri nuk mund të shprehen pa marrë informacione nga institucionet e drejtësisë.

“Ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare. Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë, para se të shprehemi”, tha Rizvanolli.

Megjithatë, ajo përmendi sukseset e ndërmarrjes, me Nagip Krasniqin në krye.

“Kriza energjetike është menaxhuar me efekte minimale tek konsumatorët, falë angazhimit të punonjësve të KEK-ut, të bordit me zotin Skender Hazirin në kryeshefin ekzekutiv Nagip  Krasniqin. KEK-u ka luajtur rol të rëndësishëm në menaxhimin e krizës, përkundër sfidave në realizimin e investimeve kapitale,  KEK gjatë 2022 ka realizuar planin e  prodhimit në masën 97.6 për qind, termocentrali Kosova A ka realizuar 96 për qind të planit, përderisa Kosova B ka realizuar 99 për qind të planit.  KEK, përmes marrëveshjes me KESh-in (Korporata Energjetike e Shqipërisë), ka deponuar 250 gigavat orë te priza në Shqipëri, të cilat i kemi marrë gjatë muajve të dimrit kur më së shumti kemi pasur nevojë, duke i kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro”, deklaroi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *