Rusia refuzon kërkesën e ShBA-së për të vizituar gazetarin e arrestuar amerikan

Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë sot një kërkesë të ShBA-së për të vizituar korrespondentin e arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Vendimi ishte në përgjigje ndaj Uashingtonit për të siguruar viza për gazetarët rusë kur ministri i Jashtëm Sergey Lavrov vizitoi Kombet e Bashkuara në Nju Jork, tha ministria.

“Në lidhje me këtë, Ambasada e ShBA-së është informuar se kërkesa e saj për një vizitë konsullore më 11 maj të shtetasit amerikan E. Gershkovich, i cili u ndalua me akuzën për veprimtari spiunazhi, po refuzohet”, thuhet në deklaratë.

ShBA e ka cilësuar Gershkovichin si të arrestuar gabimisht pas ndalimit të tij në mars me akuzat për spiunazh të ngritura kundër tij.

Gazetari Gershkovich aktualisht po mbahet në një burg në Moskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *