Serbët vendosin në gjendje gatishmërie ushtrinë afër kufirit me Kosovën

Ministri serb i Drejtësisë, Milos Vuceviç, ka thënë se dislokimi i ushtrisë serbe do të përfundojë deri në orën 14:00 dhe ata do të jenë në gjendje gatishmërie për luftë.

Ai tha se formacionet serbe të ushtrisë do të vendosen përgjatë kufirit me Kosovën.

Sipas tij, ata do të jenë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër, por me shpresën që do të arrihet një zgjidhje politike.

Madje, ai akuzoi KFOR-in duke thënë se po mbron policinë e Kosovës dhe “uzurpuesit”, duke iu referuar kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të komunave të veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *