Sonte fillon Edicioni i 67-të i Eurovisionit

Edicioni i 67-të, i Eurovision Song Contest, do të filloj sot me datë 9 maj dhe do të zgjasë deri me 13 maj, e cila do të mbahet në Liverpool Arena.

Janë 37 shtete që konkurrojnë për të marrë pjesë në edicionin e 67-të të Eurovision 2023. Por vetëm 26 konkurrentë gjithsej do të hyjnë në finale, më 13 maj 2023. Nga këto, 10 janë kualifikueset e para në gjysmëfinalen e 9 majit 2023, 10 janë kualifikueset e gjysmëfinales së dytë të 11 majit, përveç 5 finalistëve me të drejtë të zgjedhur nga Big Five dhe si e njëzet e gjashta Ukraina, fituese e edicionit 2022.

26 vendet finaliste do të performojnë në skenë në Liverpool Arena me një renditje që ende nuk është përcaktuar. Siç përcaktohet nga shorti, shtetet organizatore Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar do të luajnë respektivisht në vendin e 19-të dhe të 26-të.

Ndërkaq Shqipëria do të këndojë me datën 11 maj dhe do të jetë e nënta me renditje. Shqipërinë do ta përfaqësojë Albina së bashku me familjen Kelmendi.
Vlen të theksojmë se performancat live të saj, janë vlerësuar pozitivisht nga publiku dhe ndjekësit e saj.

Kujtojmë se: Eurovizioni është një festival ndërkombëtar muzikor i organizuar çdo vit nga anëtarët e Unionit Evropian të Transmetuesve. Është një nga programet televizive muzikore më të gjata ndonjëherë në nivel ndërkombëtar. Dhe një nga ngjarjet josportive më të ndjekura në botë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *