Gaza, viktimë e sulmeve izraelite

Sulmet ajrore izraelite, të cilat po ndodhin në Rripin e Gazës, u morën jetën 12-të palestinezëve, në mesin e tyre edhe tre komandantë të grupit militant Xhihadi Islamik, ndërkaq tre fëmijë dhe tri gra janë vrarë, si dhe 20-të persona të tjerë,  kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.

Nga Ushtria izraelite, thonë se përvec synimit të tre militantëve, tashmë të vrarë, avioni i tyre kishte goditur edhe 10 vende të cilat ata i kanë përdorur për prodhimin e armëve si dhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik.

E krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, ka konfirmuar vdekjen e tre komandantëve duke i bërë të ditur dhe emrat e tyre.

Jihad Shaker al-Ghannam- sekretar i Këshillit Ushtarak të Brigadave al-Quds, Khalil Salah al-Bahtini- komandant i Rajonit të tij Verior si dhe udhëheqësi i aktiviteteve ushtarake, Tariq Muhammad Ezzedine, janë tre viktimat sipas al-Quds-it.

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka dënuar veprat e tyre.

“Cdo terrorist që dëmton qytetarët izraelitë, do të pendohet”, ka thënë ai.

Kujtojmë se: Rreth dyzet avionë luftarak dhe helikopterë izraelitë, kanë sulmuar të gjithë Gazen, duke goditur shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e asaj zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *