Sot mot më stabil e pa të reshura

Mot stabil pa të reshura, me vransira të ndryshueshm e intervale me diell parashihet për ditën e enjte.

Mëngjesi paksa më i ftohtë, me temperatura minimale që mund të zbresin edhe deri në 1C e 3C, nën kushte të motit të kthjellët. Maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 13C e 16C.

Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e premtë në vend, derisa në fundjavë sërish mundësi për zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat maksimale arrinë vlera edhe deri në 18C në fundjavë, njofton Prishtina Weather.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *