Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen të gjitha ndeshjet e javën e 36-të, e fundit për këtë sezon.
Tashmë Ballkani veçse ka siguruar titullin e kampionit dhe në ndeshjen e fundit luan kundër Gjilanit.
Vëmendja krysore ditën e sotme do të jetë në dy ndeshjet ku është e hapur gara për skuadrat e Ferizajit dhe Trepçës ’89, të cilat po kërkojnë barazhin, dhe të shpresojnë të qëndrojnë në Superligë edhe për një sezon.
Ferizaji është nikoqire e Dukagjinit, ndërsa Trepça ’89 do të përballet me Prishtinën.
Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 15:00.
