Stavileci: Nuk do të ketë tifoz kësaj radhe, duhet të kemi dashni për sportin

Kryetari i Klubit Basketbollistik “Sigal Prishtina”, Blerand Stavileci i ftuar në emisonin “n’Kolon me Shoqën”, prodhim i Radio Prishtinës, ka folur për fitorën e Prishtinës kundër Trepçës.

Ai ka thënë se gjithmonë kur fiton është ndjenjë e mire, por nganjëherë duhet t’a pranojmë edhe humbjen.

“Kur fiton është ndjenjë e mire, por nganjëherë duhet t’a pranojmë edhe humbjen, por ajo që ne duhet ta bëjmë është ta rrisim energjin. E çka kemi bërë  ne është që kemi ftuar figura të ndryshme, nxënës të shkollave, tash po presim që edhe me drejtuesit e komunës kemi  më pas edhe një program që sa më shumë persona të vijn”, ka thënë Stavileci.

Ai ndër të tjera thotë se duhet të kemi dashni për sportin sepse krijohet një kultur për shtetin.

Kryetari Stavileci, thotë se kkëtë ndeshje nuk do të ketë grupe të tifozëve për shkak të ngjarjeve të fundit.

“Nuk do të ketë tifozë për shkak të ngjrjeve të fundit të kanë ndodhur është rregull i Federatës së Basketbollit, e ka ndaluar Këshilli për parandalimin e dhunës, nuk ka qenë disponimi jonë por fatmirsisht në ndeshjet e funidt nuk ka pasur tensione, dhe uroj që most e ketë asnjëherë”, ka thënë kryetari Stavileci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *