Alex Krassyuk, menaxheri promovues i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, ka zhvilluar bisedime mbi mundësinë e organizimit të duelit mes kampionit të botës në peshën e rëndë dhe britanikut Daniel Dubois, i mandatuar nga WBA për të dueluar këtë verë.
Alex Krassyuk, menaxheri promovues i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, ka zhvilluar bisedime mbi mundësinë e organizimit të duelit mes kampionit të botës në peshën e rëndë dhe britanikut Daniel Dubois, i mandatuar nga WBA për të dueluar këtë verë. Interesant fakti është se kjo sfidë mund të zhvillohet në Poloni, duke qenë se në Britaninë e Madhe nuk ka shumë fansa të dy boksierëve.
Krassyuk, në rrjetet sociale konfirmoi këtë detaj, duke thënë: “Po eksplorojmë mundësinë që dy boksierët të duelojnë këtë verë në Poloni”. Duket se Arabia dhe Britania e Madhe ua kanë mbyllur dyert këtyre dy boksierëve, ndaj dhe palët po shohin për një vend alternativ për ta organizuar këtë sfidë.
