Termet i fortë në Japoni, 4 persona të lënduar

4 persona janë lënduar si pasojë e  një termeti në Japoni.

Thuhet se tërmeti ishte me magnitudë 5.4 dhe kishte tronditur Japoninë. Tërmeti ishte me qendër në prefekturën Chiba, në juglindje të Tokios, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë .

Katër persona u lënduan, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, ndërsa disa shërbime treni u anuluan ose u vonuan.

Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Kujtojmë se: Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, me tërmetin masiv të vitit 2011 dhe cunamin pasues që vrau mijëra njerëz dhe shkaktoi një shkrirje katastrofike në centralin bërthamor të Fukushimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *