Rama: Kryeqytetit pritet t’i shtohen 30-të autobusë të rinjë, në mesin e tyre 6-të elektronik

Kryeqytetit priten t’i shtohen 30 autobusë të rinjë, 6 prej tyre do të jenë elektronik, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një emisioni në RTV Dukagjini. Tutje ai shtoi se janë duke e përpiluar strategjinë e re si dhe kanë nënshkruar kontratën për 10 milionë euro me IBRD, me Bankën Evropiane të Zhvillimit, do t’i bimë 30 autobusë shtesë, 6 prej tyre elektrikë.

Rama, tha se po ashtu, janë në diskutim për 50 kombibusë elektrikë, të cilët janë më të vogël për nga madhësia se sa autobusët klasikë. Ata do të shërbejnë për të hyrë në zona ku autobusët e mëdhenj nuk mund të hyjnë.

“Shpresoj që deri në fund të këtij viti, sepse IBRD është duke bërë prokurimin. Kemi nevojë shtesë jo vetëm të autobusëve, por kemi edhe kombibusëve që duhet me hy nëpër zona ku autbousët e madhësisë së tanishme, nuk mund të hyjnë. Jemi në diskutim për 50 kombibusë elektrikë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai  foli edhe për trafikun e dendur në Prishtinë, duke thënë se një nga arsyet është edhe mbipopullimi i kryeqytetit dhe mungesa e rrugëve në raport me zhvillimin e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *