Nuk është hera e parë që hajnat i’a mësyjnë arkës së xhamive.
Kësaj rradhe një vjedhje ka ndodhur edhe në xhaminë e fshatit Rakaj në komunën e Ferizajt, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur disa para.
Nga Prokuroria kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkaq me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.
