Dje në rrugën ‘Gursel dhe Bajram Sylejmani’ në Ferizaj, një person ka mbetur i plagosur si pasojë e goditjes me thikë.
23-vjeçari është dërguar atje me plagë në kraharor dhe pas dhënies së ndihmës së parë, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari është person i panjohur për të dhe si rrjedhojë janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim trupor’.
