“Sipas frymës kushtetuese, sipas standardeve të Strasburgut dhe legjislacionit vendor nuk mund të ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është e vërteta dhe nuk mund të ndodhë ndryshe. Asnjëherë”.
Me këtë deklaratë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, shprehet i sigurt se pavarësisht ndryshimeve ligjore që prekin pagat e zyrtarëve publik, ato në sistemin e drejtësisë mund vetëm të rriten, e jo të zvogëlohen.
Veç kësaj, në një intervistë me kryesuesin Zogaj që transmetohet sonte në Edicionin Special në Klan Kosova, ai flet për punën e Gjykatës Themelore në Mitrovicë për afër 1 vit nga dorëheqjet masive të serbëve në katër komunat veriore.
Pse u shkarkuan ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilijana Stevanoviq dhe kryesuesi i Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq?
A ka gjyqtarë tjerë serbë ndaj të cilëve u morën masa disiplinore?
Pas një viti nga dorëheqjet, a është vendosur një afat kohor deri kur do të pritet kthimi apo pranimi i dorëheqjeve?
Kur do të hapet konkursi për gjyqtarë serbë?
Si i vlerëson komentet pas lirimit të Dejan Pantiq dhe deklarimet tjera të politikanëve për vendimet gjyqësore?
Kur do të krijohen Gjykata e Punës dhe Gjykata Administrative?
A do të ketë transfer të gjyqtarëve?
Albert Zogaj flet edhe për procesin e Vettingut; a i dolën të sakta parashikimet se nuk ka nevojë për këtë proces dhe a po e bën gati një lloj Vettingu vetë KGJK-ja?
Përgjigjet e këtyre dhe temave tjera më të fundit që prekin sistemin gjyqësore, i jep Albert Zogaj sonte në Edicionin Special.
