Vazhdojnë punimet në “Bajram Bahtiri”, furnizimi me ujë rikthehet nga ora 11:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot janë duke vazhduar punimet në rrugën “Bajram Bahtiri” pasi atje është dëmtuar gypi i ujit.

Këtë për Klankosova.tv e tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse për media në KRUP.

Ajo ka dhënë detaje se edhe kur do të lëshohet uji për pije në rrugën” Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e “Tomorit” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc.

“Në ora 11:00 do të lëshohet uji për pije”, ka thënë Mjeku.

Mbrëmë është prishur gypi në fjalë, por punimet janë ndërprerë për shkak të rrezikshmërisë tejet të lartë si pasojë e shembjes së dheut.