Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka anuluar vizitën dyditore në Bratisllavë, siç thotë ‘për të qenë me popullin’ e tij, si dhe se do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë që janë të dislokuar në vendet më të rëndësishme.
”Kam anuluar udhëtimin tim në Bratislavë dhe qëndrimin tim dyditor në kryeqytetin e Sllovakisë, është më e rëndësishme të jem me njerëzit tanë dhe sot do të vizitoj ushtarët tanë që janë të dislokuar në vendet më të rëndësishme”.
Vuçiq ka deklaruar në llogarinë e tij në Instagram, se dje ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për popullin serb.
