Vuçiq: Kurti do që ta hapë urën mbi Ibër për t’i dëbuar serbët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se sot Albin Kurti ka marrë vendim për hapjen e urës mbi Ibër në mes të Mitrovicës jugore dhe veriore me vetëm një qëllim – për të dëbuar serbët nga Kosova, raporton Tanjug.

“Që ta dini, sot Gauleiteri okupator në veri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori vendim, vetëm pak ditë pas atyre zgjedhjeve të turpshme e të rreme që mbajtën, të hapë urën që ishte mburojë dhe roje e interesave të popullit tonë në veri të Kosovës, sepse përndryshe shqiptarët e jugut do ta pushtonin edhe veriun e Mitrovicës. Kjo është ideja e tyre e kahmotshme dhe për shumë vite populli ynë e kundërshtoi atë”, tha Vuçiq.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Sokobanjës, presidenti serb shtoi se sipas tij, Kurti e arsyeton vendimin duke thënë se nuk do geto në Mitrovicë, por qytete të hapura dhe se kështu do t’i kalojë lehtë përfaqësuesit perëndimorë, edhe pse qëllimi i tij është vetëm t’i dëbojë serbët nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *