Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për tre policët kosovarë që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.
Ai në një konferencë për media tha se askush nuk i ka prekur policët dhe se sipas tij asgjë e keqe nuk ka ndodhur me ta.
“Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm, eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë, po mblidhnin kërpurdha?”, tha ai.
