Vuçiq refuzon thirrjen e BE: Nuk do të takohem me Kurtin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në takimin e thërritur nga liderët e BE në Bruksel, ku i pranishëm pritet të jetë dhe kryeministri Kurti, në një tentativë për të ulur tensionet mes dy vendeve.

Lideri serb, deklaroi për median vendase se nuk ka asnjë kuptim që të ulet në tryezën e bisedimeve me një person që nuk dëshiron të flasë.